Global Tours

Programi: Paris - Disneyland 3 Net / 4 Dite

24 – 27 Nëntor
Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Paris. Nisja në orën 17:00. Mbrritja në Paris në 19:50. Pritja ne aeroport nga shoqeruesi agjensise Global Tours dhe transferimi për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Pas mengjesit do te fillojme viziten ne nje nder pallatet me te perfolura per skandalet politike e dashurore, me muzeumet dhe veprat e artit me te shtrejtat, aty ku kopshtet jane nje veper arti e admiruar nga miliona njerez, nje nder vendet ku ne historine boterore jane nenshkruar kontrata shume te rendesishme si ajo e mbarimit te luftes se pare Boterore, ne Pallatin Mbreteror, ne VERSAILLES. Vizita e rradhes do te jete Harku i triumfit i ndjekur nga Piaca Trocadero nga ku jane marre pamjet te bukura te kulles Eiffel, ku zhvillohet pasarela e javes se modes se larte ne Paris. Nga Trocadero, vizite ne nje nder veprat pate perfolura, me te pelqyera por dhe te kritikuara, me objetin me te fotografuar ne bote TOUR EIFFEL. . Me pas me deshiren e grupit mund te zhvillojme nje udhetim te mrekullueshem nen driten e henes dhe madheshtine e veprave te shumta te Parisit ne lumin Sena, me anijen Bateaux Parisiens. Kthimi ne hotel ne darke!

Dita e Tretë: Pas mengjesit ne hotel, nisja per ne Disneyland ku do te kalojme gjithe diten ne nje nder parqet e lojerave me te bukure, te medhate e te pasurat me lojera e ambiente te ndryshme per adrenalinen e te gjitha moshave. Transferta Hotel Disneyland do kryhet me shuttle bus! Shutle bus per ne Disneypark funksionojne cdo 30 minuta nga ora 08.30 – 20.30! E gjithe dita eshte e dedikuar per argetim ne Disneyland. Ne oret e mbremjes kthimi ne hotel!

Dita e Katërt: Kohe e lire ose mund te zgjidhni programin

Detaje të tjera

Opsionale (Pagese ekstra) 35 eur
Vizite ne Kopeshtin Zoologjik te Parisit! Qendrimi 2- 3 ore! Pas vizites do te drejtohemi ne nje nder qendrat tregtare me te medha e vendosur ne zonen La Defense. Ketu ju mund te gjeni market me te njohura padyshim me cmime te arsyeshme. Ne varesi te ores mund te shtojme dhe shetitje tjeter sipas sugjerimit te guides ! Rreth ores 16.00 nisja per ne aeroportin e Beaveaus Paris. Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja në orën 20:15 Mberritja në Tiranë në orën 23:00. Fundi sherbimeve tona
Opsionale (Pagese ekstra) 20 euro
Vizite ne Bulevardin e Champ Elysse ose muzeun e Louvre! Pas vizites do te drejtohemi ne nje nder qendrat tregtare me te medhate e vendosur ne zonen La Defense. Rreth ores 15.30 nisja per ne aeroportin e Beaveaus Paris. Nisja per ne Shqiperi si dhe fundi i sherbimeve tona. Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja në orën 20:05. Mbrritja në Tiranë në orën 22:40.
Ne çmim përfshihet:
Hyrjet opsionale janë si më poshtë:

* Kulla Eiffel, 25 – 30 EUR bileta

* Shetitje ne Lumin Sena, 20 EUR bileta

* Chateau de Versailles, 35 EUR bileta

* Dita 4. Opsionale + 35 Euro / Cmimi per Femijet 25 Euro (Ne cmim perfshihet Bileta e hyrjese ne Zoo dhe transfertat)

Kushtet e rezervimit:
  • Për rezervimin e paketes 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 15 dite para nisjes.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
  • Agjensia nuk mban përgjegjesi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).
  • Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
  • Nëse Franca ndryshon kushtet e hyrjes për vendet e treta, siç është Shqipëria duke vendosur kushte më strikte, agjensia nuk mbanë përgjegjësi për ndryshimet.
  • Nëse ndryshojnë kriteret, dhe bëhet i pamundur organizimi i udhëtimit, kthehet pagesa, pa vlerën e biletës (Parapagesa), vlerë e cila mbetet në Kompaninë Ajrore,
  • Ne do të kryejmë proçedurën për kthim edhe të kësaj vlere, por nuk garantojmë kthimin e saj. Kthimi i saj eshte 100 % i garantuar nese dhe komapnia ajrore nuk e kryen fluturimin!
Foto
Kontakt

WhatsApp : +355 68 200 1112

Adresa: Rr. Mine Peza, pll 1/1 Tirane , 1001 Albania