Global Tours

Festat e Nëntorit në Pragë, 25 Nëntor, 4 ditë, €399

25 Nëntor - 4 ditë
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Pragë. Nisja nga Tirana në orën 13:30. Mbërritja në Pragë në orën 15:40. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi ne Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi ne Hotel. Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary. Kthimi në hotel. Fjetje.
Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Paradite të lirë. Transfertë për në aeroportin e Pragës. Nisja në orën 16.55. – Mbrritje në orën 18.55. Fundi i shërbimit tonë.

Detaje të tjera

Ne çmim përfshihet:
  1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion, fluturim direkt.
  2.  Një çantë me permasa 40 X 30 X 20 cm.
  3. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  4. Akomodim në hotel me 3 yje për 3 netë qendrimi.
  5.  Mëngjeset për të gjitha ditët.
  6.  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Ne çmim nuk përfshihet:
  1.  Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  2.  Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kushtet e rezervimit:
  • Për rezervimin e paketes nevojitet 30% e pageses, dhe pjesa tjeter deri 15 dite para nisjes.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjesi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • Fëmijë që nuk i kanë mbushur 18 vjeç, dhe udhetojnë me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
  • Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
Foto
Kontakt

WhatsApp : +355 68 200 1112

Adresa: Rr. Mine Peza, pll 1/1 Tirane , 1001 Albania