Global Tours

Dubai dhe Abu Dhabi

Tetor - Nëntor

Datat e nisjes:
25 Tetor – 549 euro/person
1, 2, 15, 22 Nëntor – 549 euro/person

Dita e Parë: Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë – Dubai (FLY DUBAI). Nisja nga Tirana në orën 13:50 – Mbrritja në Dubai në orën 21:05 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet – Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli. Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli. Fjetje në Hotel.

Dita e Peste: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 09:35 – Mbrritja ne Tirane 13:30.

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai
• Mëngjezet në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.

Shënim: Në çmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 89 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

Shënim:
 Përfshihet vetëm një Bagazh 7 kg  (55 x 40 x 23 cm) + 20 kg

Hoteli ne Dubai  per ne Tetor eshte  :    ECOS Dubai Hotel -Vlerësimi në booking 9.1 

Detaje të tjera

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje – €89
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani – €59
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €64
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47
7. Shtesë për qëndrim 3 net me shumë

KUJDES: Qëndrimi 3 net më shume nuk përfshin guidë këto 3 net, dhe nuk ka të përfshirë transfertën e kthimit.

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.

Renditja e ekskursioneve mund te ndyshojne ne varesi te disponibilitetit.

Informacion: Duke filluar nga data 20 Prill 2023 dhe ne vazhdim per shtetasit me pasaporte Shqiptare nuk nevojitet  vize hyrje ne Emiratet e Bashkuara  Arabe.

Foto
Kontakt

WhatsApp : +355 68 200 1112

Adresa: Rr. Mine Peza, pll 1/1 Tirane , 1001 Albania